Qytetarët demokratë janë mbledhur sot para selisë së Partisë Demokratike pak para nisjes së protestës.
Me thirrjet “Berisha, Berisha…” ata qëndrojnë në oborrin e selisë blu, ku nga aty do t’i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe më pas para kryeministrisë.
Opozita po mban një protestë kombëtare ku kërkohet dhe lirimi i liderit të tyre nga arresti i shtëpisë që prej 30 dhjetorit.