Ditën e sotme u arrestua në Tepelenë Dritan Hoxha.
Dritan Hoxha në vitin 2010 bashkë me një person tjetër dhunuan për vdekje një shqiptar në Greqi.
Ai vrau bashkëatdhetarin e tij Andon Veshaj dhe së bashku me personin tjetër e kanë lënë viktimën në një zonë tjetër të pabanuar.
Viktima është gjetur nga policia greke dhe në bazë të hetimeve Hoxha u vendos në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Policia e Gjirokastrës dhe e Tepelenës në bazë të lokalizimeve bënë të mundur arrestimin e Dritan Hoxhës në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë.