Holanda u eliminua mbrëmë nga Anglia. Trajneri Ronald Koeman ka kritikuar përdorimin e VAR-it duke u shprehur se “prishi futbollin”.
“Sipas mendimit tim nuk duhej të jepej penallti. Ai e goditi topin dhe u prekën atletet.
Mendoj se nuk mund të luajmë tamam futboll dhe kjo për shkak të VAR-it. Ka prishur futbollin me të vërtetë”, tha ai.