Kreu i Partisë Demokratike në Lezhë Gjin Gjoni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme para Kryeministrisë.
“Protesta është thirrur dhe në kuadër të sensibilizimit për çështjen e shpopullimit kjo u pa dhe nga manipulimi që i bënë censusit. Popullsia e larguar është shumë më e madhe nga ajo që është raportuar”, shprehet Gjoni.
Ai thotë se Shqipëria është në situatën më të vështirë dhe kritike të saj si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit, krimit dhe emigracionit.
Gjoni thekson se njerëzit duhet të kenë mundësi të votojnë të qetë dhe të lirë.