-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Rama, Olsi, Tahiri, Beqja dhe balozët e drogës

Kryesoret

Sali Berisha në fjalimin e tij gjatë protestës së sotme është shprehur se në Shqipëri vjedhjet janë bërë të pangopura dhe gjithë arrestimet e zyrtarëve kanë nga pas Edi Ramën.

Sali Berisha: Cdo shqiptar sot duhet të pranojë të vërtetën se vjedhjet e pangopura, taksat e larta, shkatërrimi i institucioneve të kulturës, lirimi i bosëve të krimit, kapja e drejtësisë, lufta ndaj opozitës, grabitja e ilaceve të të sëmurëve, nuk kanë qenë rastësi, por kushte të kalkuluara për nxirjen e jetës së shqiptarëve që Rama tejkaloi edhe platformën e Cubrillovicit.

Ja pse Rama përballë skandaleve të tmerrshme nuk mban asnjë përgjegjësi, nuk shfaq asnjë pendesë, apo dhimbsuri sepse Rama për të e kishte pjesë të axhendës së vet që nisi sapo mori pushtetin në vitin 2013. Rama e do Shqipërinë pa shqiptar. Nëse ndonjë shqiptar ka dyshime, ju ftoj të dëgjoni vetëm ndërgjegjen, memorien tuaj, kur në ditën e parë në pushtet Rama arrestoi 38 mijë shqiptarë të varfër për fatura dritash dhe fill pas kësaj realizoi kanabizimin e Shqipërisë për narko shtetin.

Të gjithë e kujtoni si talleshin kur thoshin nuk ka kanabizim në Shqipëri dhe në krye të rendit emëroi balozët e drogës, Tahiri, Xhafaj, Balla dhe vendosi lidhje me Sinaloan dhe vëllai i tij Olsi udhëhoqi klanin e Xibrakës. Ilir Beqja u arerstua për fondet e BE, por u amnistua nga Dumani për vjedhjet e Sterilizimit. Por pse amnistohen Beqja, Veliaj dhe të tjerë dhe pse dënohet Tahiri? kjo ndodh sepse drejtësia e re është bërë për të zbatuar urdhrat e Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit