“Të bashkuar në betejë”, me këtë slogan ka nisur rreth orës 20: 19 marshimi i opozitës nga selia e PD-së drejt bulevardit “Dëshmorët e kombit” për të vijuar para kryeministrisë.
Siç është bërë tashmë e ditur protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës. Në podium do të mbajnë fjalime Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili, Ilir Meta dhe Sali Berisha.