-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon debat mbi fondet e IPARD për bujqësinë: Ku shkuan mijëra Euro?

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkon zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shprehet se Kuvendi i Shqipërisë, duhet të diskutojë, analizojë dhe gjejë mekanizmat e nevojshme që skema të tilla abuzuese, që pas-sjellin bllokimin e fondeve të Bashkimit Europian, të mos përsëriten në të ardhmen.

“Është e nevojshme që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një Rezolutë, ku dënon ashpër abuzimin me fondet e taksapaguesve europian, mban përgjegjëse administrativisht institucionet përkatëse të ekzekutivit, apelon institucionet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, si dhe merr angazhimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen situate të kësaj natyre në të ardhmen dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, përmes ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili pasi ka analizuar mangësitë, propozon masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë” – shkruan Bardhi në kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit