Ditën e sotme në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë do të mbahet protesta kombëtare nga Partia Demokratike.
Ish deputeti Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se prej disa ditësh strukturat e PD kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës.
“Përgjigja e qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht frymëzuese ndaj ftesës për t’ju bashkuar protestës së sotme në ora 20:00”, shkruan Balliu.
Ai shprehet se janë më të motivuar se kurrë më parë dhe se janë të gjithë bashkë me fitore.