Kreu i Partisë së Lirisë i është bashkuar protestë së opozitës.
I shoqëruar nga Tedi Blushi dhe eksponentë të tjerë të PL-së, Meta është përpara Kryeministrisë ku pritet të mbërrijnë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët janë nisur nga selia për të zhvilluar protestën kombëtare.
Ai do të mbajë dhe një fjalim para se Berisha të marrë fjalën.