Emergjencat civile nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull.
Situata akoma po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu njoftoi se operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.