Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tropojë.
Një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes së ndodhur dje në një lokal në fshatin Breg-Lumë në Tropojë.
Policia e Kukësit informoi sot ka ndërruar jetë në spital 24-vjeçari, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij dhe një tjetër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se është shpallur në kërkim autori, ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët e tij.