-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: Fredi Beleri siguron lejen për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij në Parlamentin Evropian

Kryesoret

Fredi Beleri mësohet se ka arritur të sigurojë lejen nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij si eurodeputet i Parlamentit Evropian.

Sipas medias greke Protothema Beleri ka marrë lejen për të shkuar në Strasburg dhe pritet të udhëtojë drejt Athinës të hënën në mëngjes, më datë 15 korrik.

“Nga Athina ai do të shkojë në Strasburg. Beleri pritet të mbërrijë në Eleftherios Venizelos në orën 12:30”, shkruan Protothema.

Pak ditë më parë Beleri u bëri një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik.

Ai është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashkiak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit