Muzikanti i njohur shqiptar, Berisha, ka treguar se aktualisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.
Në një video në InstaStory që ai ka postuar, ka kërkuar ndihmë me shaka.
Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.
“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë”, u shpreh ai.
“Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes” shtoi Berisha.