-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhnin sende me vlerë, arrestohen katër shqiptarë në Itali

Kryesoret

Ditën e sotme një bandë shqiptarësh është shkatërruar nga policia italiane.

Policia arrestoi katër persona pasi akuzohen se vidhnin sende të çmuara me vlerë disa mijëra euro.

Ata që nga dhjetori 2021 deri në janar 2022 kanë kryer më shumë se 20 vjedhje në banesa.

Sipas mediave italiane, shqiptarët banonin të gjithë në Pavia, ndërsa vjedhjet i kanë bërë në zonën e Pavia-s, Alessandria, Savona dhe Lodi.

Një anëtar i bandës u arrestua në mars të 2022, nga policia kufitare, teksa po përpiqej të kthehej në mënyrë klandestine në Shqipëri me një kamion në portin e Ankonës.

Ndërkohë gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës së Pavias ka lëshuar masën e paraburgimit në burg ndaj anëtarëve të tjerë të bandës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit