Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi arriti të përfitonte 23 mijë euro nga në 56-vjeçar në Itali me premtimin se do t’i botonte një libër me poezi.
Policia bën me dije se i arrestuari Bledi Filipi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Bëhet me dije se 43-vjeçari nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale.