Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës. Në total janë 9 urdhër arreste që janë lëshuar. 4 prej tyre janë firmosur për të huaj. Operacioni për ekzekutimin e urdhër-arresteve u krye nga agjentët e BKH në mesnatë.
Disa nga emrat për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet janë Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetari Endrit Habilaj, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja.
Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhër-arrestet e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK lëshon disa urdhër arreste për Inceneratorin e Tiranës (EMRAT)