Ditën e nesërme do të rikthehen në Kuvend deputetët pas javës së gjelbër.
Ata do të diskutojnë jo vetëm për çështjet e qytetarëve por edhe do të kenë edhe një seancë ku në fokus do të ketë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë.
Seanca do të nisë me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, kreut të SPAK Altin Dumanit ndërsa raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.