Në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Velipojë një automjet është përfshirë nga flakët.
Një automjet tip “Benz” në pronësi të 26-vjeçarit me iniciale B.K., ka marrë flakë dhe është djegur.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.