-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen trenat në Danimarkë, 17 të plagosur

Kryesoret

Disa persona janë plagosur mëngjesin e sotëm pas një përplasjeje mes dy trenave në Danimarkë.

Sipas mediave daneze, gjithsej 17 persona raportohet të kenë mbetur të lënduar, ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Të gjithë të plagosurit janë transportuar nga vendi i ngjarjes me ambulanca dhe helikopter.

Sipas Reuters, aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Hillerod, në veri të Kopenhagenit, kur dy trena lokalë u përplasën në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

Më herët, një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës kishte konfirmuar praninë e të lënduarve mes pasagjerëve, pa dhënë detaje mbi numrin apo gjendjen e tyre. Ai shtoi se të gjithë pasagjerët janë evakuuar nga trenat dhe nuk ka persona të bllokuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit