Ish presidenti Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi në Truth Socail pas atentatit që i ndodhi.
Trump i uron shërim sa më shpejtë personave që u plagosën dhe shpreh ngushëllim për personin e vrarë në tubim.
Gjithashtu ai i ka falënderuar mbështetësit për lutjet dhe u bën thirrje për unitet në vend.
“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë duke qëndruar të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”, deklaron Trump.