Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Haxhias” në Elbasan në hyrje të një pallati 4-katësh ka shpërthyer një eksploziv.
Në korridorin e pallatit të 59-vjeçarit me iniciale B.B., në të cilën jetonin dy persona me qira ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht 26-vjeçari me iniciale E.Th., i cili banon në hyrjen përballë.
Ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.