Spanja shpallet për herë të katërt kampione e Europës pasi mundi në finale 2-1 Anglinë, e cila dorëzohet sërish në finale, po ashtu si tre vite më parë ndaj Italisë.
Williams realizoi me nisjen e pjesës së dytë të takimit, pas një asisti të mrekullueshëm nga 17-vjeçari Lamine Yamal.
Anglia reagoi dhe gjeti golin e barazimit me anë të Palmer, pas një asisti të Bellingham. Por 4 minuta nga fundit, Mikel Oyarzabal realizoi golin që i dha trofeun e katërt në Europë Spanjës, ndërsa shoi ëndrrën e “Tre Luanëve”.