Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas të shtënave gjatë një tubimi të Donald Trump-it, që FBI e ka cilësuar si “atentat” ndaj tij.
Kurti shprehu solidaritetin e tij me liderët botërorë në dënimin e këtij “atentati të frikshëm” dhe i uron shërim të shpejtë Donald Trump-it dhe të plagosurve.
“Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime” tha Kurti në një postim në rrjetin social X.