-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj Trump, reagojnë fëmijët e tij: Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari

Kryesoret

Vajza e Donald Trump Ivanka Trump ka reaguar në platformës X pas atentatit që iu bë babait të saj.

“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot”, shkruan Ivanka Trump.

Gjithashtu Donald Trump Jr postoi në X një imazh të babait të tij nga mitingu në Pensilvani me grushtin në ajër dhe gjakun e tij në fytyrë.

“Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”, shkruan ai.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”, shprehet Tiffany Ariana Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit