Personi i armatosur që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump të shtunën u identifikua si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks nga Pensilvania, thanë burimet për The Post.
Crooks, nga Bethel Park qëlloi me armë ku një plumb plagosi kandidatin për President në Shtetet e Bashkuara.
Burimet thanë se Crooks ishte vendosur në një çati të një fabrike prodhuese më shumë se 130 metra larg nga skena në terrenin e Butler Farm Shoë.
Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret. Një pushkë e stilit AR u gjet më vonë.
Bethel Park është një fshat 40 milje në jug të vendit ku u mbajt mitingu i Butler.
Është ende e paraqartë pse Crooks qëlloi mbi kandidatin republikan për president të SHBA.