I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” juristi Kreshnik Spahiu foli për lejimin e Fredi Belerit që të bënte në Strasburg betimin si eurodeputet.
Sipas tij në këtë situatë të gjithë dolën të fituar.
“Për sa i përket analizës politike fituan të gjithë, e para fitoi Beleri sepse nga kryetari i një bashkie të vogël kaloi në një eurodeputet.
Fredi Bleri bëhet shtetasi i parë shqiptar që shkon në Parlamentin Europian realizoi ëndrrën e studentëve të 91-shit.
Me këtë rast fitoi dhe Partia Demokratike. Fitoi Rama sepse iu zbras Himara dhe tani do fitojë kandidati i tij.
Fitoi Beleri se i ra nga qielli një mandat nga qielli.
Dhe Rama tani mund të luajë politikisht se mund të thotë kur e kishte në dorë gjykata s’u lejua ndërsa tani që e kanë në dorë burgjet u lejua” u shpreh Spahiu.