-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do e kesh të thjeshtë ta takosh të duhurin’, ja çfarë parashikojnë yjet këtë javë

Kryesoret

Dashi

Pranoje lirinë dhe aplikoje atë në shumë sfera të jetës. Urani dhe Marsi të frymëzojnë që të çlirohesh nga e shkuara dhe të kesh momente qetësie dhe komunikimi me njerëzit që të rrethojnë. Zgjero aftësitë e tua, përmirësohu dhe shko drejt ëndrrave me autenticitetin që të karakterizon.

Demi

Shpreh dëshirat e tua! Urani dhe Marsi të inkurajojnë që të deklarosh qartë atë që të do zemra dhe të shohësh se si universi i realizon dëshirat e tua. Marsi do të shkojë te Binjakët për të të motivuar që të flasësh në mënyrë më të dhembshur dhe empatike, në të njëjtën kohë, të dëgjosh dhe respektosh veten dhe ëndrrat e tua.

Binjakët

Do të mund të thyesh një limit që i ke vendosur mendjes në të shkuarën, por që ende të ndikon në të tashmen. Ti e di shumë mirë se sa më i limituar truri, aq më të limituara janë eksperiencat e tua jetësore. Kjo verë do të jetë emocinuese dhe energjike, ndaj mos i humb mundësitë që do të të shfaqen para syve.

Gaforrja

Ec me hapa të sigurt. Miqtë dhe të afërmit do të të ndihmojnë në vizionin tënd, duke të fuqizuar dhe besuar në aftësitë dhe pasionet e tua. Marsi do të hyjë te Binjakët për të të nxitur t’i lësh pas zakonet e së shkuarës. Gjithashtu, të dielën, me Hënën e plotë në Bricjap, do të mund të kesh një qasje me optimiste për marrëdhëniet e tua.

Luani

Praktikoje atë që ke mësuar. Do të mund të arrish suksesin profesional dhe integritetin që ke dashur gjithmonë, sidomos nëse vendos theksin në gjërat e rëndësishme. Bëj një listë me prioritetet e tua, mos ki frikë të kalosh ca kohë vetëm dhe të reflektosh, si dhe kupto se hapat e vegjël të çojnë larg.

Virgjëresha

Mendo 2-3 herë para se të thuash/ndërmarrësh një veprim. Urani dhe Marsi të thonë të jesh e hapur ndaj strategjive të reja dhe zgjidhjeve të situatave stresuese. Marsi do të shkojë te Binjakët, për të prekur zonën tënde të karrierës, duke të të dhënë më shumë energji, ambicie dhe dëshirë për të bërë gjëra që do të të sjellin sukses.

Peshorja

Gërmo më thellë dhe gjej përgjigje edhe për pyetjet që të mundojnë dhe e ke të vështirë t’u përgjigjet. Gjërat e vështira, shpeshherë të nxjerrin nga vendet e errëta, ndaj mos hezito të bësh një reflektim të thellë dhe më pas, të punosh me aspektet që kanë nevojë për ca ndryshime.

Akrepi

Beso dhe vepro, i dashur Akrep! Marsi dhe Urani të nxisin që të jesh më skeptik ndaj situatave, por e gjitha, për të mirën tënde. Do të kesh frikë të rrezikosh, por sërish, kjo do të të sjellë më shumë besim në të ardhmen, ose vigjilencë. Gjithçka është në dorën tënde.

Shigjetari

Shiko me vëmendje tablonë e madhe, por mos i harro detajet. Marsi dhe Urani të thonë të përqendrohesh te detajet që sjellin diferencën, më shumë arritje, ose më shumë probleme. Do të mund të tërheqësh drejt vetes një person që duket se është totalisht e kundërta jote dhe kjo do të të ndihmojë që të përqafosh të tjera këndvështrime në jetën tënde.

Bricjapi

Thuaj të vërtetën tënde! Kjo javë të nxit që të hapësh zemrën, të shprehësh ndjesitë dhe të tregosh eksperiencat e tua te një person që do të të dëgjojë me vëmendje. Marsi do të hyjë te Binjakët, duke cekur zonën tënde të mirëqenies, ndaj ka ardhur momenti që të relaksohesh dhe të bësh ca ndryshime pozitive.

Ujori

Ti mund të mendosh se jeton në botën tënde, por kjo jo domosdoshmërisht është e vërtetë. Do të kesh dëshirë të rrezikosh, të shprehësh emocionet, të qash e të qeshësh e mbi të gjitha, të krijosh. Hëna e plotë në Bricjap të sjell një vetmi të shëndetshme, e cila të nxit të kuptosh se cilat janë ato gjëra që duhet të lësh pas.

Peshqit

Fol me bindje për veten tënde. Reflekto dhe ndaj mendimet me njerëzit që duan të të dëgjojnë, sigurisht, edhe me universin, në mënyrë që të manifestosh ëndrrat e tua. Komunikimi është shumë i rëndësishëm për ty, ndaj do ta kesh të thjeshtë që të takohesh me njerëzit që do, për t’u sqaruar në rast të një keqkuptimi ose për t’u argëtuar./Anabel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit