-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Lanë djalin autik në makinë dhe vdiq, arrestohen prindërit shqiptar në Greqi

Kryesoret

Ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi një 23 vjeçar shqiptar i diagnostikuar me autizëm ka ndërruar jetë.

Ai është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Prindërit e shqiptarit Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjec nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital rreth orës 12L00 dhe në orën 23:37 minuta ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit