Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht 06:35 në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune R. K. 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.








