Fredi Beleri pasi mori lejen nga Komisioni i Burgjeve në Shqipëri ka nisur vizitën e tij me kryeministrin grek, Kyrikaos Mitsotakis. Kjo vizitë po pasqyrohet dhe nga mediat greke ku bëhet me dije se Beleri është shprehur se Mitsotakis është lideri i gjithë helenizimit.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që përqafoj njerëzit e mi. Jam krenar që marr të drejtat si eurodeputete. Falenderoj kryeministrin grek për besimin dhe zgjedhjen e tij. Ai dëshmoi se është lider i gjithë helenizmit dhe mbron grekët kudo që janë”, tha Beleri.
Më pas ai ka falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur. “Aventurës sime po i vjen fundi. Lufta për demokraci, shtet ligjor dhe liri vazhdon”, theksoi ai, ndërsa shtoi:
“Unë nuk e mbështes faktin që jam i pafajshëm, kështu thonë tani edhe shqiptarët”.
Ai u dërgoi një mesazh himariotëve se “nuk janë vetëm”, ndërsa argumentoi se “ Nuk duhet të lejojë që të mos respektohet vullneti i popujve, kudo që janë brenda Evropës”.
Duke dalë nga burgu, ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari tha: “Faleminderit për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i prekur dhe i lumtur, të tjerat do t’i themi në Athinë”.