Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkon Kuvendit dhe Altin Dumanit që po e dëgjonte në Kuvend, që të veprohet me shpejtësi për hetimin për skandalin me fondet e BE-së për bujqësinë.
“Anashkaluat kërkesën për mocion me debat për gjetjen e OLAF lidhur me fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi ynë ka çmuar për një rezolutë për të analizuar mangësitë në legjislacion dhe adresimin e të gjitha fondeve për IPARD 3 për bujqësinë.
U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë për këtë skandal, këto hetime nuk mund të presin 4 apo 5 vite, sepse BE kërkon rezultate. Kuvendi duhet të marrë masa për të mbrojtur interesat, fondet e BE, që ta bëjmë efektivin për qytetarët” tha ai.