Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme që foli për çështjen e mikrokredive ku pjesë e hetimit është edhe guvernatori Gent Sejko.
“Nuk është një çështje e mosfilluar nga Prokuroria e Posaçme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim.
Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin. Nuk jemi investuar në një kërkesë për pushim” tha Dumani.