Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se në kuadër të hetimeve janë përgjuar 2675 telefona në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.
Prokuroria ka regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur dhe 140 procedime me 151 të pandehur janë dërguar për gjykim. Prokurori Çela tha se është rritur roli aktiv për hetimin e veprës penale të korrupsionit
“Janë sekuestruar rreth 97 prona të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro” tha ai.