-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘O Duman, mbaje të dashurën se po ta kapa’! Kujt iu vu tritol në Elbasan?

Kryesoret

Xhovana Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i Nikollit, Enea Thomarai, rreth 26 vjeç, të cilin e ka dëmtuar rëndë dera e banesës së tij.

Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si e dashura e Amarildo Nikollit alias Xhanej, i dyshuar si vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli, ku është kthyer në një të penduar të drejtësisë.

E dashura e tij bëri bujë në median rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë. Gëzuar 2-vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruante Xhovana Nikolli krahas videos në atë kohë të publikuar në rrjetet sociale.

Xhovana Nikolli, pak ditë para shpërthimit me lëndë plasese, ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit të SPAK, Nuredin Dumani.

Mes të tjerash, me tone kërcënuese Xhovana Nikolli i thotë: “O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj….”

Para Policisë së Elbasanit, Nikolli s’ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar./ Syri.net

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit