-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekondat vendimtare/ Komunikimi i sigurisë pas atentatit të Trump: E eliminuam…OK?

Kryesoret

Transkripti i audios mes anëtarëve të shërbimit sekret në podium me Donald Trump është zbardhur.

Trump u sulmua nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

Gjithçka ndodh në 42 sekonda.

Trump kishte 6 minuta që fliste para mbështetësve të tij në një fermë të Bulter të Pensilvanisë, kur atentatori hapi zjarr nga çatia e një banese 120 m më larg.

Plumbi e kapi Trumpin te veshi i djathtë dhe arriti ti mbijetoi atentatit që për milimetra mund t’i kishte marrë jetën.

Koordinimi i agjentëve me njëri-tjetrin, pavarësisht të shtënave që vinin nga Crooks dhe kundërpërgjigjes së snajperistëve ndërkohë, ishte ekselent.

Ata kanë zbatur protokollin situatave emergjente sicc parashikohet në rastet e sulmeve ndaj presidentëve amerikanë.

Nga komunikimi me kode, marrja e “Ok” nga snajperisti se qitësi ishte eliminuar e deri te ngritja e Trump dhe marrja e tij në krah për ta dërguar më pas në limuzinën rezervë dhe jo atë kryesore. Gjithçka në 1 minutë e 20 sekonda!

 

Komunikimi i plotë mes agjentëve që ruanin Trumpin

 

Ora 18:11:41 pasdite (Trump ishte poshtë podiumi i rrethuar nga agjentët)

Agjentja femër: Çfarë do të bëjmë? Çfarë do të bëjmë? Ku do të shkojmë?

 

(Dëgjohen britma në turmë)

 

Ora 18.11.50 pasdite

Të shtëna me armë, dëgjohet zëri i një gruaje duke bërtitur nga turma.

 

Ora 18.11.58 pasdite

Agjenti mashkull: Shkoni te vendi rezervë… (E përsërit dy herë). (I referohet limuzinës së dytë, limuzina rezervë).

 

18:12:00 pasdite

Agjenti i tretë mashkull dëgjohet teksa thotë diçka të ngjashme si: Lëvizni drejt makinës, mbajeni, mbajeni (Trumpin e kishin kapur nga krahët), kur të jeni gati, lëvizni.

 

18:12:01 pasdite

Agjenti mashkull 2: Gati.

 

18:12:02 pasdite

Agjenit mashkull 3: Lëviz!

 

18:12:03 pasdite

Agjenti mashkull 2: Ngrihuni.

 

18:12:03 pasdite

Agjenti mashkull 3: Lëviz!

 

18:12:04 pasdite

Agjenti mashkull 4: Vazhdo, vazhdo, vazhdo.

 

18:12:06 pasdite

Agjenti mashkull 2: “Hawkeye” është këtu.

(“Hawkeye” është emri i koduar për njësinë kundërsulmuese që ndërkohë ishte ngjitur gjithashtu në podium)

 

18:12:06 pasdite

Agjentja femër 1: “Hawkeye” është kështu, duke lëvizur për në rezervë.

 

18:12:09 pasdite

Agjenti mashkull 4 i drejtohet agjentit që ndodhet brenda limuzinës rezervë: Bëhu gati, bëhu gati!

 

18:12:10 pasdite

Agjenti mashkull 2: A jeni gati?

 

18:12:16 pasdite

Agjentët: Qitësi u eliminua. Qitësi u eliminua. A mund të lëvizim?

 

18:12:21 pasdite

Agjenti mashkull: Qitësi është eliminuar. Mund të lëvizim.

 

18:12:22 pasdite

Agjentja femër: Kuptuat?

 

18:12:23 pasdite:

Agjentët: E kuptuam.

 

18:12:23 pasdite

Agjenti mashkull: Le të lëvizim. Lëvizim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit