Një 32-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi shiste në tabakinon e tij lëndë të dyshuara narkotike.
32-vjeçari me iniciale O.D., shiste në tabakinon e tij lëndë narkotike, paketa cigaresh të kontrabanduara si dhe mbante armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









