-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar në zgjedhje

Kryesoret

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Kandidatura e Trumpit pritet të zyrtarizohet në Konventën e Republikanëve, që ka nisur të hënën në Milluaki të Uiskonsinit.

Ndonëse Vance – i lindur si James David Bowman – në të kaluarën ka qenë ndër kritikët për të ashpër të Trumpit, ai e ka ndryshuar qëndrimin për të, duke u kthyer në njërin prej mbrojtësve më të zëshëm.

Trump e ka bërë të ditur emrin e kandidatit të përzgjedhur në rrjetin e tij social, Social Truth.

“Pas diskutimeve të gjata dhe analizave, dhe pas shqyrtimit të talenteve të shumë të tjerëve, kam vendosur që njeriu që i përshtatet më së shumti pozitës së nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance prej Ohajos”, ka thënë Trump. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit