Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Shkarkimi i gjeneralit Timothy Haugh ka krijuar një lëkundje të madhe në komunitetin e inteligjencës amerikane, duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha që po kalon ky sektor në dy muajt e parë të administratës Trump.
Nuk është e qartë ende arsyeja e shkarkimeve të Haugh dhe Noble, megjithëse disa burime kanë raportuar se Gjenerallejtënant William Hartman, një oficer ushtarak me përvojë dhe zëvendës i Komandës Kibernetike, pritet të shërbejë si ushtrues detyre në krye të NSA-së dhe komandës kibernetike.