Edmond Naska, 71-vjeçari i cili qëlloi me kallashnikov në Korçë nga ballkoni i banesës në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës ka refuzuar që të dorëzohet.
Ai ka qëlluar me armë zjarri, nga ballkoni në katin e parë të një pallati ku jeton, rreth orës 10:20 dhe dyshohet se është me probleme mendore.
Ai nuk lejonte që makinat të parkoheshin para banesës.
RENEA ka mbërritur në vendngjarje ku dhe është ‘blinduar’ zona.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.