Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u ka thënë dy zyrtarëve të lartë izraelitë se viktimat nga radha e civilëve nga sulmet në Gaza janë të papranueshme.
Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësi i Blinken. Të shtunën më shumë se 90 persona humbën jetën për pasojë të sulmeve izraelite në kampin al-Mwasi.
“Numri i viktimave mbeten shumë të larta, të papranueshme. Ne vazhdojmë të shohim shumë civilë humbin jetën në këtë konflikt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.