Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjyq pesë persona, mes të cilëve 3 punonjës të AKSH-it në Kavajë.
Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë, inxhinieri dhe juristi i institucionit, personat me iniciale D.K. dhe S.C. akuzohen për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.
Punonjësit e ASHK-së, hartografi që ka përpiluar hartën dhe regjistruesi i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vërtetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e I.T dhe Q. T.