Policia greke ka shkatërruar një organizate kriminale, anëtarët e së cilës vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.
Në këtë organizatë u arrestuan 17 persona nga të cilët 3 janë të paraburgosur.
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë janë zbardhur 78 gjobvënie ndaj lokaleve, 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant dhe 1 në një shtëpi si dhe 1 rast lëndimi trupor.
Ndërsa gjatë hetimeve të kryera ndër të tjera u gjet arsenal armësh, sasi lënde narkotike dhe shuma të mëdha parash.
Policia greke mes 17 personave, ka arrestuar shqiptarin Xhorxhi Gjoka 43 vjeç, ndërsa u ka komunikuar urdhër arrestin në burg shqiptarëve Evis Shyti, 40 vjeç, Geni Cato, 37 vjeç nga Përmeti dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç nga Tirana.