1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit

Kryesoret

Zakonisht, demokratët dhe republikanët i shfrytëzojnë kuvendet kombëtare për të emëruar zyrtarisht kandidatët e tyre presidencial. Por demokrati Biden do të marrë emërimin zyrtar disa javë përpara se partia e tij të hapë kuvendin kombëtar në Çikago më 19 gusht.

Nuk është e qartë se si do të funksionojë saktësisht procesi i emërimit të hershëm, thanë zyrtarët demokratë.

Votimi virtual është një “ide e keqe”, thotë Aaron Regunberg, anëtar i komitetit drejtues të grupit demokrat “Pass the Torch”, duke shtuar se kjo, “do të minonte thellësisht moralin e demokratëve, delegatëve, vullnetarëve, organizatorëve, donatorëve dhe votuesve të zakonshëm, në situatën më të keqe të mundshme”.

THIRRJET PËR TËRHEQJEN E ZOTIT BIDEN NGA GARA

Presidenti Biden, 81 vjeç, përballet me një trysni të vazhdueshme nga disa ligjvënës, donatorë dhe aktivistë për t’u tërhequr nga gara presidenciale pas paraqitjes së tij katastrofike në debatin presidencial, çka ka ringjallur pikëpyetjet në lidhje me shëndetin e tij mendor.

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Biden thanë se presin që përpjekja për vrasjen e rivalit republikan Donald Trump të shtunën, të ulë trysninë ndaj zotit Biden për t’u larguar nga gara. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit