-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë, kërkoheshin ndërkombëtarisht

Kryesoret

Në një operacion të koordinuar mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Spanjë dhe Itali, janë arrestuar dy shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të operacionit “The Zone”, autoritetet spanjolle ndaluan një 29-vjeçar, i cili në vitin 2022, së bashku me babain dhe vëllain e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të cannabisit. Gjatë kontrolleve, u gjetën rreth 86 kg lëndë narkotike.

Ndërkaq, në Itali, gjatë operacionit “Gain”, u arrestua Edvaldo Nanushi, 37 vjeç, i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Krujës për veprën penale “Mashtrimi”.

Bashkëpunimi me autoritetet ndërkombëtare vazhdon për të finalizuar ekstradimet e të dy shtetasve në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit