Një shqiptar ka mbetur i plagosur në ishullin Kos të Greqisë, pas një konflikti mes dy bashkëkombësve për klientët. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Porphyriou”, e cila është e mbushur me restorante dhe biznese turistike.
Menaxheri i një restoranti tentoi të tërhiqte turistët në lokal, duke shkaktuar irritimin e pronarit të një biznesi fqinj. Dy shqiptarët u përballën ashpër, ku menaxheri 31-vjeçar i njohur për aftësitë e tij në sportet marciale, goditi kolegun e tij.
Për pasojë, pronari i biznesit tjetër u plagos rëndë dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Kos për ndihmë, për t’u transferuar më pas në spitalin e Rodos, ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv për lëndime të rënda në kokë.
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin dhe dy shqiptarë të tjerë që morën pjesë në përleshje dhe tani ndodhen në paraburgim.