Moti në Elbasan është përkeqësuar dhe është shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë të cilat kanë zgjatur rreth një orë.
Era e fortë ka shkulur disa pemë dhe ka dëmtuar disa tenda biznesesh.
Raportohen vetëm dëme materiale.
Ndërkohë ndërhyrjet emergjente janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore.