-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Strehohej nga një gardiane burgu, arrestohet shqiptari në Belgjikë

Kryesoret

Një anëtar i kërkuar i një grupi kriminal shqiptar është arrestuar në Lantin, Belgjikë, pas zbulimit se qëndronte me një gardiane burgu. Ermal Gjergji, 34 vjeç, dyshohet se ishte një nga krerët e trazirave në burgun e Lantinit në vitin 2020, ku ai dhe katër të burgosur të tjerë sulmuan gardianët.

Ngjarja e trazirave çoi në dërgimin e tre oficerëve në spital pas një incidenti në oborr, ku të burgosurit tentuan të ngjiteshin në mur. Gjergji, pas këtyre ngjarjeve, u dërgua në një qendër tjetër në Tournai për të vuajtur një dënim prej 30 muajsh për akuza të ndryshme, përfshirë konspiracion kriminal dhe zhvatje.

Ai u arrestua së fundmi kur rezultoi se ndaj tij ishte ende aktiv një urdhër-arresti. Pas arrestimit, Gjergji pranoi se kishte qëndruar me një grua rreth 50 vjeçare, e cila ka punuar si roje burgu për më shumë se 20 vjet. Analizat e bisedave telefonike mes tyre treguan se kishin komunikuar për dhjetëra orë. Mediat belge shkruajnë se ata mund të kenë nisur marrëdhënien në burg, ku motra e saj gjithashtu ka qenë e burgosur për lidhje me mafian shqiptare. Gjergji tani pret transferimin në një burg tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit