Gjykata e Elbasanit jep vendimin për Tefik Tashin i cili akuzohet për vrasje.
Në datën 17 maj të 2023 në fshatin Kusarth Elbasan ai vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevanin të cilën e kishte motrën e bashkëshortes së tij.
Ata në fillim kishin pasur një konflikt dhe më pas degradoi duke arritur deri në vrasje.
Në fillim Alma u dërgua në spital por për shkak të plagëve të marra, ajo nuk mundi që të mbijetojë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e dënoi Tefik Tashin me burgim të përjetshëm.