Një 29-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi aksidentoi një të moshuar.
Rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e aksidentit ku humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore.
U ndalua A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.
Gjithashtu u ndalua vëllai i 29-vjeçarit M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.