-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Shehaj: 33 milionë euro shkuan në xhepat e pushtetarëve, Denaj: Shifër e pavërtetë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj po zhvillon interpelancën me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD.

Ai u shpreh se janë vjedhur 33 milionë euro të cilët kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve.

“Kam kërkuar këtë interpelancë se kjo ministri kishte për detyrë të shpërndante rreth 200 mln euro ndihma falas pjesë të programit IPARD të BE. Janë 200 mln euro që BE kishte vendosur t’ia falte fermerëve shqiptarë. 200 mln euro nga taksa paguesit europian te fermerët shqiptarë, për të ndërtuar një serë, të ndërtonin një bujtinë, të rrisnin bizneset e tyre në Shqipëri. Pothuajse 5 vite nga nisja e procesit të ndarjes së fondeve, BE zbuloi se nga 70 mln euro që ishin ndare, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca. Paratë në vend se të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e pushtetarëve,. Qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët. Në dijeni kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj, koordinatori i IPARD, sot në burg për korrupsion.

Nga ana tjetër u përgjigj edhe ministrja u përgjigj duke thënë se shifra që përmendet është shumë herë më e vogël nga ajo që pretendohet.

“Ju thoni se OLAF pretendon për 33 milionë euro ju ritheksoj se ekstrakti evidenton vlera parregullsie shumë më të vogla se ajo që përmendet në raport.
Autoritet shqiptare janë në fazën finale të një auditimi të jashtë për të kryer një auditim të plotë dhe vetëm në përfundim të tij ne do flasim për shifrën tani çdo gjë është e parakohshme dhe politike.
Puna jonë është dhe do jetë përmirësimi.” u shpreh ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit